LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti i lënduar, te Shqipëria në ethe nëse do ta kenë për grumbullimin e muajit mars

Gjimshiti i lënduar, te Shqipëria në ethe nëse do ta kenë për grumbullimin e muajit mars

Kur kanë mbetur edhe një javë deri në grumbullimin e kombëtareve, Shqipëria ka marrë një lajm të keq nga dueli Napoli – Atalanta.

Reklama

Berat Gjimshiti është një nga liderët e Kombëtares së Shqipërisë dhe qendërmbrojtësi ka pësuar një lëndim në sfidën ndaj napolitanëve.

Ishte minuta e 44-të e ndeshjes, kur Gjimshiti u ul në tokë dhe kërkoi menjëherë ndihmën e mjekësve dhe zëvendësim pasi ndjente probleme.

Ai la fushën menjëherë dhe sipas mediave italiane, ka një problem muskulor në kofshën e majtë.

Reprezentuesi shqiptare deri në ato momente po bënte një ndeshje shumë të mirë, duke mos lejuar Osimhen që të prekte topin dhe duke kontrolluar mirë nigerianin.

Ende nuk dihet se sa është shkalla e lëndimit dhe koha e rikuperimit, por kjo situatë padyshim do të shqetësojë trajnerin e kombëtares shqiptare Sylvinhon, pasi Gjimshiti shihet si shtylla e kuqezinjve në qendër të mbrojtjes.

Duelin e mbrojtësve shqiptarë e fiton Rrahmani, edhe Gjimshiti kishte paraqitje të mirë
Lexo po ashtu Duelin e mbrojtësve shqiptarë e fiton Rrahmani, edhe Gjimshiti kishte paraqitje të mirë

Deri më tani as klubi italian Atalanta nuk ka dhënë ndonjë njoftim për kohën se sa do të mbetet jashtë fushave qendërmbrojtësi nga Tërrnoci i Luginës së Preshevës.

Kuqezinjtë më 27 mars do të përballen me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ilkay Gundogan 'pajtohet me një marrëveshje trevjeçare' për t'u larguar nga Man City

Ilkay Gundogan 'pajtohet me një marrëveshje trevjeçare' për t'u larguar nga Man City

Ndërkombëtare
Më në fund zgjidhet debati për 'GOAT', tashmë ka një fitues të qartë

Më në fund zgjidhet debati për 'GOAT', tashmë ka një fitues të qartë

Ndërkombëtare
Tuchel kërkon largimin e shtatë yjeve nga Bayern Munichu këtë verë, Sadio Mane mund të jetë largimi kryesor

Tuchel kërkon largimin e shtatë yjeve nga Bayern Munichu këtë verë, Sadio Mane mund të jetë largimi kryesor

Bundesliga
De Bruyne zbulon se çfarë i duhet Man Cityt kundër Interit në finalen e Ligës së Kampionëve

De Bruyne zbulon se çfarë i duhet Man Cityt kundër Interit në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi dëshiron rinovimin e kontratave me katër yjet e ekipit, por u kërkon të ulin pagat

Atletico Madridi dëshiron rinovimin e kontratave me katër yjet e ekipit, por u kërkon të ulin pagat

La Liga
Zyrtare: Konrad Laimer, lojtar i ri i Bayern Munichut

Zyrtare: Konrad Laimer, lojtar i ri i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori