LAJMI I FUNDIT:

Gjilani nënshkruan me kroatin Ivan Fustar

Gjilani nënshkruan me kroatin Ivan Fustar
Ivan Fustar (Foto: SC Gjilani/Facebook)

Gjilani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Ivan Fustar, i cili vjen nga Kroacia – thuhet në njoftimin e klubit nga Superliga e Kosovës.

31-vjeçari, i lindur në Split të Kroacisë, në skuadrën e Gjilanit vjen pas aventurës dyvjeçare në Qipro te skuadra Nea Salamis. Ai gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Katar te skuadra Al-Arabi, ku u paraqit në edicionin 2017/2018.


Fustar përveç aventurave të ndryshme jashtë vendlindjes, gjithashtu ka mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Kroaci, ku vlen të ceket ajo në Superligën kroate te Slaven Belupo, ku u paraqit për dy edicione nga viti 2013 deri në vitin 2015.

Ai njihet për lojën e në ajër dhe pritet të jetë përforcim shtesë i trajnerit Gentjan Mezani në mbrojtjen Gjilanit për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në futboll.

Njëherësh, përmes një njoftimi në Facebook, Gjilani ka njoftuar se Enver Sermaxhaj është trajner i ri i portierëve. /Telegrafi/