Ditën e sotme (e diel) do të zhvillohet dy ndeshjet e fundit të javës së tretë në Ipko Superligën e Kosovës.

Njëra nga ekipet më të përforcuara këtë edicion, Gjilani do të luaj ndeshjen e parë para adhuruesve të vet.

Pas dy takimeve në udhëtim, djelmoshat e Gentian Mezanit do të luajnë para ‘Skifterave’, ku përballë kanë ekipin e rikthyer në elitë FC Vushtrrinë.

Bardhekuqtë synojnë të vazhdojnë me fitore pas triumfit të fundit në Ferizaj, ndërsa mysafirët udhëtojnë për të shkaktuar befasi.

Interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë, ku përballë do të jenë dy rivalët rajonal, Trepça ’89 dhe Drenica.

‘Minatorët’ e kanë nisur mjaftë mirë këtë vit ku në dy takimet e para kanë katër pikë, ndërsa një fitore eventuale do t’i ngjite në krye të tabelës.

Në anën tjetër Drenica pas fitores së thellë ndaj Llapit, synon që të rikthehet nga Mitrovica me pikë. /Telegrafi/