eksperti-banner

Gjilani është nikoqir i Ballkanit në kuadër të derbit të javës së tretë në Superligë.

Nënkampioni kosovar e nisi me humbje edicionin e ri, por në xhiron e dytë triumfuan 0-1 në udhëtim te Llapi.


Në anën tjetër Ballkani ka fituar dy sfidat e para duke shënuar shtatë gola e duke pësuar tre të tjerë.

Pritet një ndeshje spektkolare në stadiumin e qytetit në Gjilan, pasi dy skuadrat kur janë përballur mes vete gjithmonë ka dhuruar spektakël në fushë.

e

Gentian Mezani dhe Ismet Munishi tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare: Gjilani: Koliqi, Frashëri, Kastrati, Veliu, Ferreira, Musolli, Hila,Keita Aziz,Kqiku, Progni, Hajdari.

Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Sinani, Prekazi, Potoku, Gashi, Baftiu, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Daku. /Telegrafi/

telegrafi sport app