LAJMI I FUNDIT:

Gjiganti turk ka shprehur interesim për transferimin e Granit Xhakës

Gjiganti turk ka shprehur interesim për transferimin e Granit Xhakës

Granit Xhaka është një figurë e rëndësishme tek Bayer Leverkuseni, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028. 

Megjithatë, gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar thashetheme se 32-vjeçari mund të largohet nga Gjermania në verë. 

Sipas një raportimi nga gazetarët e Sky Sports, Florian Plettenberg dhe Dennis Bayer, Galatasaray është e gatshme të bëjë një ofertë për ta joshur Xhakën të kalojë në Turqi në verë. 

Gjithnjë sipas raportimeve, tashmë ka pasur një takim mes Xhakës, babait të tij, Galatasaray dhe një personi ndërmjetësues. 

Përveç ofertës nga Galatasaray, ylli kosovar besohet se ka oferta edhe nga Arabia Saudite. 

Sidoqoftë, qëllimi i Leverkusenit është që ta mbajnë Xhakën në ekip, me kontratën e tij që skadon në 2028. 

Xhaka u bë pjesë e ‘Aspirinave’ në qershor të vitit 2023, duke u transferuar atje nga Arsenali për shumën e 15 milionë eurove./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës -

Skandal në Spanjë pas golit të anuluar të Barcelonës - "Faleminderit Zotit!", dëgjohet në dhomën e VAR-it

La Liga
Gjithçka e kryer, Xabi Alonso te Real Madridi

Gjithçka e kryer, Xabi Alonso te Real Madridi

La Liga
Katër lojtarët që Real Madridi ka vendosur t’i shesë pas El Clasicos

Katër lojtarët që Real Madridi ka vendosur t’i shesë pas El Clasicos

La Liga
Man City dëshiron yllin e Milanit, por Rossonerët kërkojnë më shumë sesa për Tonalin

Man City dëshiron yllin e Milanit, por Rossonerët kërkojnë më shumë sesa për Tonalin

Premier League
Dhimbje koke për pronarët e Man Utd: Braziliani duhet të paguhet si Ronaldo për shkak të

Dhimbje koke për pronarët e Man Utd: Braziliani duhet të paguhet si Ronaldo për shkak të "klauzolës sekrete"

Premier League
Real Madridi dëshiron të nënshkruajë tre lojtarë para Kupës së Botës për Klube

Real Madridi dëshiron të nënshkruajë tre lojtarë para Kupës së Botës për Klube

La Liga
Kalo në kategori