LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i jashtëzakonshëm nga Blaszczykowski, pranon të luajë pa para te Wisla dhe t’ua paguajë borxhin që mos të falimentojë klubi

Gjesti i jashtëzakonshëm nga Blaszczykowski, pranon të luajë pa para te Wisla dhe t’ua paguajë borxhin që mos të falimentojë klubi
LONDON, ENGLAND - MAY 25: Jakub Blaszczykowski of Borussia Dortmund shows his dejection after losing the UEFA Champions League final match against FC Bayern Muenchen at Wembley Stadium on May 25, 2013 in London, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Wisla Krakow është njëra nga skuadrat më të mëdha në shtetin e Polonisë.

Por 13 herë kampionët e Polonisë janë duke kaluar nëpër një krizë financiare dhe ishin afër bankrotimit.


E për të mos ardhur deri tek shuarja e klubit ka menduar ish-lojtari i sajë, Jakub Blaszczykowski.

Mesfushori 33-vjeçar ditë më parë ka ndërprerë kontratën me klubin gjerman Wolfsburg për tu rikthyer në vendlindjen e tij.

Jakub Blaszczykowski me fanellën e Wolfsburgut gjatë një ndeshje kundër ish-skuadrës së tij Borussia Dortmund. (Foto: Ronny Hartmann/Getty Images /Guliver)

Tani mediat polake kanë raportuar se Kuba do të rikthehet te Wisla Krakow dhe ka pranuar se nuk do të marrë asnjë para sa të është pjesë e klubit.

Reprezentuesi polak nuk do ta ndihmojë vetëm në këtë mënyrë klubin e tij ku luajti në vitet 2005-2007 para se të transferohej në Bundesliga.

Blaaszczykowski do ta paguajë edhe borxhin prej 300 mijë funteve që skuadra e tij i ka futbollistëve për rroga të pa dhëna.

Ky gjest i Kubas ka bërë jehonë të madhe në shtetin polak dhe atë gjerman.

Jakub Blaszczykowski sa ishte i huazuar tek Fiorentina në Serie A. (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Së fundmi ka qenë edhe ish-klubi i Kubas, Borussia Dortmund që ka përshëndetur gjestin e lojtarit nëpërmjet Twitterit.

“Gjithë respekti për Kuban tonë, i cili është afër që të bashkohet me klubin e tij të fëmijërisë dhe i ka ndihmuar ata financiarisht për ta ringjallur klubin polak”, thuhej në postimin e Dortmundit në Twitter.

33-vjeçari është një legjendë në Poloni, pasi ka zhvilluar 105 ndeshje me Kombëtaren polake ku ka shënuar edhe 21 gola.

Jakub Blaszczykowski . (Foto: Adam Nurkiewicz/Getty Images/Guliver)

Ai gjatë karrierës jashtë vendlindjes ka luajtur për Dortmundin, Fiorentinën dhe Wolfsburgun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori