LAJMI I FUNDIT:

Gjermania dëshiron krijimin e gjykatës për krimet ruse në Ukrainë

Gjermania dëshiron krijimin e gjykatës për krimet ruse në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka bërë thirrje sot për krijimin e një gjykate ndërkombëtare speciale, për të ndjekur penalisht liderët rusë për pushtimin e Ukrainës.

“Një gjykatë është e nevojshme për të hetuar dhe gjykuar udhëheqjen ruse”, tha Baerbock në një fjalim në Akademinë e së Drejtës Ndërkombëtare në Hagë, ku ndodhet Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), transmeton Telegrafi.


“Qeveria ukrainase është e shqetësuar në mënyrë të kuptueshme se Rusia nuk mund të ndiqet penalisht për agresion në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, tha ajo, sepse gjykata mund të merret vetëm me rastet në të cilat prokurori dhe i pandehuri janë anëtarë të gjykatës.

Rusia nuk është anëtare e ICC-së dhe si një nga pesë fuqitë botërore që janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, ka të ngjarë të bllokojë çdo përpjekje për t’iu afruar ICC-ja.

“Ne diskutuam të punojmë me Ukrainën dhe partnerët tanë mbi idenë e krijimit të një gjykate speciale për krimet e agresionit kundër Ukrainës”, tha Baerbock, duke shtuar se një organ i tillë mund të bazojë juridiksionin e tij në ligjin penal ukrainas.

Elemente ndërkombëtare mund t’i shtohen asaj – “në një vendndodhje jashtë Ukrainës, me mbështetje financiare nga partnerët dhe me prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë, në mënyrë që paanshmëria dhe ligjshmëria të jenë të garantuara,” tha ajo.

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur publikisht idenë e një gjykate speciale. Rusia, e cila i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak”, ka mohuar akuzat për krime lufte, duke përfshirë shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve ukrainas, nga të cilët mijëra janë vrarë.

Por kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, paralajmëroi për mundësinë e fragmentimit gjyqësor dhe theksoi se ICC-ja ishte vendi më i mirë për gjykimet që përfshijnë krime agresioni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori