LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që çiftet e reja urrejnë t’i shohin në takimin e parë!

Gjërat që çiftet e reja urrejnë t’i shohin në takimin e parë!

Impakti i parë që merrni nga një person nuk është gjithmonë më i sakti, por është sidoqoftë, i rëndësishëm

Një takim i parë mund të jetë vendimtar për vazhdimësinë e një çifti potencial.


Askush s’duhet të ndryshojë për askënd apo të shtiret si dikush tjetër për t’i bërë përshtypje dikujt, por ka disa gjëra që djemtë (dhe vajzat) urrejnë t’i shohin në takimin e parë dhe ndoshta, mund të merren në konsideratë, shkruan The Talk.

Vlerësojeni vetë:

Kur ai/ajo vjen me vonesë në takim

Darka u la për në 7:30, por është ora 8 dhe ti thua që je rrugës? Ndërkohë që ai/ajo, është ulur, po të pret dhe po bën kontakt me sy me kamerierin, i cili është i bindur se ti je thjesht një vajzë/një djalë imagjinar/e.

Më bezdis kur ai/ajo nuk ndalon së dërguari mesazhe në takim

Ky është takimi juaj i parë. Supozohet që vëmendja të jetë 100% në personin që ke përballë. Të shkruash mesazhe gjatë një takimi të parë, jo vetëm që tregon mungesë interesi, por edhe një mungesë të theksuar etike dhe edukate.

Flet vetëm për veten

“Të dy po përpiqemi të njohim njëri-tjetrin. Nëse unë dua të di më shumë për ty, do më pëlqente që dhe ti të doje të dije më shumë për mua. Kjo tregon që je e interesuar.”

Më përmend ish-in e tij/saj

“Në një takim, ai nuk ndalonte së ofenduari ish-të dashurën. Ishte e sikletshme. Po aq e sikletshme do ishte, nëse do më fliste mirë për të apo për kujtimet me të.”

Shumë grim

“Në një takim të parë me një vajzë që njoha nga një mik i përbashkët, ajo ishte lyer aq shumë sa mendova se po vinte nga një ngjarje. Dukej bukur, por nuk ishte nevojshme. Do dukej po aq e bukur edhe pa gjithë konturin e botës.”

Kur ai/ajo flirton me dikë tjetër

“Ajo flirtoi me kamerierin, teksa po merrte porosinë. U ndjeva i tepërt dhe u skuqa i gjithi.”

Ishte i/e pasjellshme me kamerierin

“Të jesh i pasjellshëm me kamerierin, apo edhe me një punonjës për mua është e papranueshme. Jo vetëm në takime romantike, por edhe në shoqëri. Njerëz të tillë s’i dua pranë meje.”

Nuk ofroi të paguante

Edhe nëse ai të ftoi dhe u zgjat për të marrë faturën, të paktën bëj një përpjekje dhe ofro të paguash gjysmën. Të presësh të paguajë ai është pak e pasjellshme dhe mund të tregojë se ti s’e sheh marrëdhënien si 50 me 50.

Nga ana tjetër, për shumë vajza, një djalë që të fton në takim, por nuk ofron dhe as këmbëngul të paguajë, nuk duket si shenja më e mirë e mundshme e respektit. /Telegrafi/