LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali që ndihmoi në mposhtjen e ISIS-it tregon se si Hamasi do të shfrytëzojë armëpushimin me Izraelin

Gjenerali që ndihmoi në mposhtjen e ISIS-it tregon se si Hamasi do të shfrytëzojë armëpushimin me Izraelin

Një ish-gjeneral britanik ka paralajmëruar se Hamasi mund të shfrytëzojë marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjenerali në pension Rupert Jones – një nga njerëzit kyç për të shkatërruar ISIS-in – tha se Hamasi mund të përdorë pauzën katër-ditore për t’u rigrupuar dhe për t’i “nxjerrë bosët e terrorizmit për t’u fshehur diku tjetër”.


Izraeli miratoi të mërkurën një marrëveshje armëpushimi me Hamasin, e cila do të sillte një pauzë katër-ditore të luftimeve dhe do të lironte 50 pengje.

Përparimi i parë i madh diplomatik vjen pas negociatave intensive pas javëve të një lufte gjithëpërfshirëse.

Analizë: Çfarë na tregon historia për armëpushimet mes Izraelit dhe Hamasit
Lexo po ashtu Analizë: Çfarë na tregon historia për armëpushimet mes Izraelit dhe Hamasit

Dhe ish-gjenerali britanik tha se armëpushimi, i vendosur të fillojë nesër, është një “gjë shumë e mirë” dhe “duhet të jetë i vazhdueshëm”.

Megjithatë, Jones theksoi se detajet logjistike të dorëzimit të pengjeve mund të imponojnë disa sfida për IDF-në pasi lufta është “larg nga përfundimi”.

Ndërsa kur u pyet nëse një armëpushim mund të pengojë përparimin izraelit në Gaza, eksperti ushtarak tha për The Sun Online: “Unë mendoj se komandat ushtarake do ta kuptojnë absolutisht domosdoshmërinë [e një armëpushimi për lirimin e pengjeve]”.

“Ata kanë drejtuar një operacion ushtarak të dyfishtë: një pjesë e tij ka të bëjë me shkatërrimin e Hamasit; pjesa tjetër është kthimi i pengjeve”.

“Dhe kthimi i 50 pengjeve do të jetë një gjë e shkëlqyer për komandantët ushtarakë”.

Ai shtoi: “Megjithatë, ata do të ndjejnë se po humbasin pak vrullin”.

Jones shpjegoi se në të njëjtën kohë që një armëpushim i jep IDF-së një shans për të bërë një bilanc, pushim dhe rikonsolidim, e njëjta kohë mund të përdoret me zgjuarsi nga Hamasi, përcjell Telegrafi.

Ai tha: “Kjo i jep njësoj mundësinë Hamasit për të bërë të njëjtën gjë, dhe ata [IDF] do të shqetësohen se Hamasi do ta shfrytëzojë këtë për të ripozicionuar dhe për të nxjerrë nga aty këdo që dëshiron”.

Mungesa e mbikëqyrjes ajrore izraelite mbi enklavën e rrethuar gjatë periudhës së armëpushimit mund të jetë gjithashtu një shqetësim për IDF-në, shtoi eksperti ushtarak.

Jones vazhdoi duke thënë se lufta është larg përfundimit pasi trupat izraelite kanë një rrugë të gjatë për të bërë për të eliminuar Hamasin.

“Ata as që mund të fillojnë të pretendojnë se e kanë eliminuar Hamasin”, vlerëson ai.

Hamasi zbulon detajet dhe kushtet e marrëveshjes me Izraelin
Lexo po ashtu Hamasi zbulon detajet dhe kushtet e marrëveshjes me Izraelin

Ndryshe, sipas marrëveshjes, Hamasi do të lirojë 50 nga afërsisht 240 pengjet që mban në Rripin e Gazës për një periudhë katër-ditore, tha qeveria izraelite të mërkurën.

Pas javësh negociatash përmes ndërmjetësit të Katarit, kabineti i kryeministrit izraelit miratoi armëpushimin sot pas një takimi gati gjithë natën, në të cilin ai u tha ministrave se ky ishte një “vendim i vështirë, por i drejtë”.

Por Benjamin Netanyahu ishte i bindur se misioni i Izraelit mbetet i njëjtë dhe u zotua se ofensiva do të vazhdojë pasi të përfundojë armëpushimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak - njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

Atentati ndaj kryeministrit sllovak - njerëzit po e krahasojnë me vrasjen që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore

Botë
Kalo në kategori