LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Çfarë na tregon historia për armëpushimet mes Izraelit dhe Hamasit

Analizë: Çfarë na tregon historia për armëpushimet mes Izraelit dhe Hamasit

Nëse armëpushimi Hamas-Izrael shkon siç është rënë dakord, të dyja palët do të kenë një pushim në luftime për të paktën katër ditë.

Por derisa marrëveshja të zbatohet, lufta në Gaza do të vazhdojë, me gjasë me një intensitet të ri, thuhet në një analizë të Sky News, përcjell Telegrafi.

Sipas analizës, në luftërat e mëparshme mes Hamasit dhe Izraelit si në vitin 2012 dhe 2014, ditët dhe orët që dërguan në një armëpushim afatshkurtër ishin disa nga më të vështirat, ku të dyja palët e shfrytëzonin sa më shumë kohën e mbetur para përfundimit të armëpushimit.

Deri në fund të luftës së vitit 2014, Izraeli goditi Gazën me sulme ajrore dhe raketa të gjuajtura nga anijet jashtë bregut.

Negociatat sekrete që çuan në marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit
Lexo po ashtu Negociatat sekrete që çuan në marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit

Dhe grupet militante të Gazës hodhën një numër të madh të raketave drejt Izraelit.

Kështu, të dyja palët po “zbraznin municionet e tyre”.

Ndërkohë, kësaj radhe, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se pas armëpushimit përsëri do të vazhdojë lufta, thuhet në analizë.

Kështu, vlerëson analiza, mund të duket se armëpushimi ose pauza e luftimeve do të ishte “mallkim” për Hamasin, i cili shkaktoi raundin e fundit të luftimeve, pavarësisht se mijëra palestinezë u kapën gjatë shkëmbimeve të zjarrit.

Hamasi zbulon detajet dhe kushtet e marrëveshjes me Izraelin
Lexo po ashtu Hamasi zbulon detajet dhe kushtet e marrëveshjes me Izraelin

Por gjatë gjithë historisë së konflikteve, Hamasi ka qenë praktik – duke modifikuar ideologjinë dhe strategjinë ushtarake për t’iu përshtatur terrenit.

Gjatë gjithë këtyre viteve Hamasi ka thënë vazhdimisht se nuk do ta njohë Izraelin, por qeveria në Gaza ka bërë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit ushtarak izraelit të territoreve palestineze duke propozuar një armëpushim afatgjatë.

Çdo nocion i kësaj ideje u anulua gjatë sulmit ndërkufitar të 7 tetorit.

Andaj, edhe një armëpushim i përkohshëm do t’i japë Hamasit kohë për t’u rigrupuar dhe përgatitur për fazën tjetër të luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave

Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave

Evropa
Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

Blerësi më i madh i gazit të Gazprom në BE, anulon kontratën me Rusinë

Evropa
Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?

Zbulohet krijesë misterioze në ujërat australiane: Peshkatarët janë të hutuar dhe a e dini se çfarë është kjo?

Australia
Hungaria duhet të paguajë 200 milionë euro për shkeljen e rregullave të BE-së

Hungaria duhet të paguajë 200 milionë euro për shkeljen e rregullave të BE-së

Evropa
Milo Gjukanoviq, kandidat potencial për zëvendëssekretar të përgjithshëm të NATO-s

Milo Gjukanoviq, kandidat potencial për zëvendëssekretar të përgjithshëm të NATO-s

Mali i Zi
Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë - ky ishte mesazhi fundit para se të vritet

Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë - ky ishte mesazhi fundit para se të vritet

Amerika
Kalo në kategori