LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete Jeton Markaj – rezultonte i humbur që disa ditë

Gjendet pa shenja jete Jeton Markaj – rezultonte i humbur që disa ditë

Është gjetur pa shenja jete Jeton Markaj, i cili rezultonte i zhdukur që disa ditë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë nga një qyetetar se ka gjetur një person në fushat e fshatit Gllaviqicë të Pejës. Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe ekipet emergjente, ndërsa nga mjeku është konfirmuar vdekja e tij”, tha Gashi.

​Policia kërkon personin e zhdukur Jeton Markaj
Lexo po ashtu ​Policia kërkon personin e zhdukur Jeton Markaj

Gashi tha se rasti vazhdon të hetohet.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Jeton Markaj, i cili ishte zhdukuar para disa ditësh./Telegrafi/