LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një person i vdekur në Vllahi të Mitrovicës

Gjendet një person i vdekur në Vllahi të Mitrovicës
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:15 në fshatin Vllahi të Mitrovicës.


Tutje bëhet e ditur se njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Po ashtu me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për  obduksion.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për  obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/