ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 01.07.2026, në Podujevë.


Tutje thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Podujevë 01.07.2026 – 08:00. Me 16.07.2026 viktima femër kosovare, ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/