LAJMI I FUNDIT:

Gjendet e vdekur një grua në Pejë, policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një grua në Pejë, policia nis hetimet
Foto: Ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Nabërgjan të Pejës, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti kishte ndodhur rreth orës 09:30.

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës femër kosovare.  Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Policia ka shtuar se rasti vazhdon të jetë nën hetime, ndërkaq në media është raportuar se viktima dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. /Telegrafi/