LAJMI I FUNDIT:

Gjenden tri testamente të ndryshme të Aretha Franklinit: Djemtë nuk i pranojnë ato

Gjenden tri testamente të ndryshme të Aretha Franklinit: Djemtë nuk i pranojnë ato

Tri testamente të shkruara me dorë janë gjetur në shtëpinë e Aretha Franklinit në periferi të Detroitit, disa muaj pas vdekjes së “Mbretëresha e Soul”, duke përfshirë edhe një që u zbulua nën jastekë, tha avokati i saj, David Bennett.

Testamenti i fundit është i marsit të vitit 2014 dhe duket se prona e këngëtares së famshme pas vdekjes duhet t’i përkasë anëtarëve të familjes.


Megjithatë, disa pjesë janë jashtëzakonisht të vështirë për t’u deshifruar gjersa në katër faqet disa fjali janë shkruara në margjina të vogla, raporton AP gjersa ajo ishte 76 vjeç kur vdiq nga kanceri i pankreasit në gushtin e kaluar.

Aretha Franklin (Foto: Getty Images)

Avokatët dhe anëtarët e familjes pastaj deklaruan se nuk kishte testament, por tri versionet më të hershme të shkruar me dorë u zbuluan më parë këtë muaj.

Dy testamentet e vitit 2010 u zbuluan në një kuti të mbyllur gjersa dy djemtë e këngëtares së ndjerë nuk i pranojnë këto testamente.

Aretha Franklin dyshohet se është dëmtuar për 178 mijë dollarë
Lexo po ashtu Aretha Franklin dyshohet se është dëmtuar për 178 mijë dollarë

Versioni 2014 është shkruar në një fletore me spirale që është gjetur nën jastëkë, thotë Bennett. Ky i fundit, i cili ka qenë avokat i Franklinit për më shumë se 40 vjet, ka nxjerr në shesh testamentin e fundit.

Ndryshe, nuk dihet nëse testamentet janë të vlefshme sipas ligjit të shtetit të Michiganit ndërsa seanca është caktuar për në 12 qershor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori