LAJMI I FUNDIT:

Gjeloshaj: Mali i Zi do ta ekstradojë të kërkuarin për krime lufte në Kosovë

Gjeloshaj: Mali i Zi do ta ekstradojë të kërkuarin për krime lufte në Kosovë

Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministri i Malit të Zi,ka folur për zhvillimet në Mal të Zi, për qasjen e qeverisë së re dhe ndikimit të saj në raport  me Kosovës, ngase, në këtë relacion, që në fillet e saj është mbrujtur me polemika të shumta. Gjeloshaj foli për fillimet e punës së tij në qeverinë e re, që sipas tij, janë të përshkuara me probleme që hasen në çdo qeverisje të re.

Lidhur me mosdorëzimin e të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, Gjeloshaj tha se kjo ka ndodhur për shkak të Kovaçit,ministër i Drejtësisë së Malit të Zi, për të cilin tha se është me orientim pro-serb, por që me kohë do të përmirësohet edh kjo çështje.


Ndërkaq lidhur me partinë e udhëhequr nga Genc Nimanbegu, Gjeloshaj tha se ai ka qenë joparimor dhe joserioz, derisa veprimet e tij pas themelimit të qeverisë i vlerëson si të pakuptimtë.

“Ai është prijës i ‘Forcës..’, e cila është pjesë e shumicës parlamentare dhe ende qëndron në krye të saj, ndërsa ka dhënë dorëheqje nga funksioni i deputetit”, sqaroi Gjeloshaj.

“Vendimi për ekstradim të kriminelit të luftës e i cili strehohet në Mal të Zi, është marrë para se të bëhem zëvendëskryeministër dhe kam kërkuar që të më informojnë për këtë çështje dhe besoj se së shpejti do të procesi do të rishikohet dhe do të merret vendimi, sepse nuk ka interes të mbahet dikush që dyshohet për krime lufte e të strehohet, kur dihet që Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s”, deklaroi Gjeloshaj, teksa shtoi se edhe ministri Kovaç do të veprojë në bazë të interesave të vendit si pro-NATO.

Mali i Zi nuk ka ekstraduar ende dy të arrestuarit për krime lufte në Kosovë
Lexo po ashtu Mali i Zi nuk ka ekstraduar ende dy të arrestuarit për krime lufte në Kosovë

Ai më tej theksoi se nëse vendimi i ministrit Kovaç për mosekstradimin e personit të dyshuar për krime lufte në Kosovë, ka qenë politik, ai vendim do të ndryshohet.

Gjeloshaj më tej siguroi se qeveria e Malit të Zi do të veprojë në frymën e vlerave të marrëveshjes.

Ai vuri në pah orientimet e qeverisë në të cilën bën pjesë ai, të cilat konsiderohen si pror-ruse e që sipas Gjeloshajt këto janë vlerësime të opozitës, por që kanë karakter propagandistik.

Gjeloshaj foli për peripecitë e formimit të qeverisë, mbështetësit e të cilës dikur kanë pasur qëndrime më ndryshe se tani, në raport me zhvillimet në Mal të Zi.

“Qeveri, sipas Kushtetutës është ajo që orienton dhe zbaton politika të brendshme dhe të jashtme dhe në bazë të strukturës së saj, nuk ka ndonjë qëndrim tjetër nga sa ka pasur më herët Mali i Zi në politikën e jashtme, por mendoj se do të jetë shumë më ndryshe në politikën e brendshme”, deklaroi Gjeloshaj, në RTKPrime.

Lidhur me qëndrimet e kryeparlamentarit malazias, Andreja Mandiq, i cili është i njohur për opinionin  në raport të Malit të Zi, në sferën e jashtme dhe veçanërisht ndaj Kosovës, Gjeloshaj tha se çështja është se ai ka votuar qeverinë malaziase pro-amerikane, pro-evropiane.

Ndërsa për pozicionin e tij si zëvendëskryeministër dhe në formimin e qeverisë, si dhe të zgjedhjes së kryeparlamentarit është arritur në bazë të marrëveshjeve të partive fituese dhe, siç u shpreh Gjeloshaj, në politikë nuk ka marrëveshje të lehta.

Në vijim të kësaj, Ghjeloshaj krahasoi situatën e tanishme me kohën kur kryeministër i Malit të Zi ishte Milo Gjukanoviq, që, sipas tij, nuk ishte fare e lehtë të bëje marrëveshje në atë kohë.

Sa i përket çështjes se a do ta tërheq Mali i Zi,njohjen e shtetësisë së Kosovës apo jo, që kishte deklaruar kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andreja Mandiq, zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Gjeloshaj tha se qëndrimet personale mund t’i mbajë për vete, ndërkaq kur merr përgjegjësi institucionale duhet respektuar institucionin që përfaqëson.

“Në të kaluarën kam pasur mendime krejt ndryshe edhe unë, por di se si duhet respektuar institucionet dhe Kushtetutën e Malit të Zi”, deklaroi Gjeloshaj,  derisa shtoi se për këto çështje kemi biseduar dhe që ato janë tejkaluar.

Ai më tej tha se nuk kanë mundësi të bëjnë diçka ndryshe nga arritja e marrëveshjeve edhe po të duan ata, ngase, sikundër tha ai, ne jemi zbatues të politikave zyrtare të Malit të Zi.

Politika e Mandiqit ndaj Kosovës dhe jo vetëm, nuk do të ketë përkrahje.