LAJMI I FUNDIT:

Gjatë simulimit të një plaçkitje të armatosur në akademinë e policisë, qëllohet aksidentalisht për vdekje rekrutja (Video, +18)

Gjatë simulimit të një plaçkitje të armatosur në akademinë e policisë, qëllohet aksidentalisht për vdekje rekrutja (Video, +18)

Policia ka publikuar pamjet e tmerrshme, kur një polic qëllon për vdekje një pensioniste gjatë ushtrimit “gjuaj/mos gjuaj” në akademinë e policisë.

Mary Knowlton po merrte pjesë në simulimin e një plaçkitje të armatosur që ishte pjesë e trajnimit të policëve të ri, kur u qëllua nga një polic, transmeton Telegrafi.


Arma të cilën e mbante në dorë polici nuk ishte e mbushur me plumba manovrues por të vërtetë, që edhe ia morën jetën 73-vjeçares e cila u qëllua në prezencë të 34 personave.

Knowlton ishte studente në akademinë policore Punta Gorda në Florida – ku po ndiqte një kurs që iu ofron qytetarëve të shijojnë jetën e një polici.

Ajo së fundmi ishte përzgjedhur të marr pjesë në ushtrim së bashku me një koleg tjetër.

Në videon e publikuar, mund të shihet se si ajo ec në drejtim të veturës ku ballafaqohet me “të dashurin për plaçkitje të armatosur”, i cili ia drejton revolen. /Telegrafi/