eksperti-banner

Gjashtë muaj burg! Ky është dënimi për aktorin italian, Ezio Greggio i akuzuar për mashtrim me taksat.

Drejtuesi i famshëm i “Striscia la notizia” apo versionit shqiptar të “Fiks fare” ka bërë marrëveshje me gjykatën pas një procesi të nisur që në vitin 2013, për te akuivalentuar periudhën e burgut me një gjobe te majme qe shkon ne 45 mijë euro.


Vetëm një ditë më parë Gjykata e Monza-s dha pëlqimin për gjobën në fjalë. Ai u akuzua për mos deklarim të 23 milionë eurove të marra nga Mediaset nga viti 2009 në vitin 2013.

E gjitha për shitjen e të drejtave të imazhit një kompanie me bazë në Irlandë dhe të deklaruar në Monako.

Këtyre iu shtuan edhe blerja e një helikopteri 3.5 milionë euro i padeklaruar. /Telegrafi/