LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë minuta duartrokitje për trupën e Baletit të Kosovës në Austri

Gjashtë minuta duartrokitje për trupën e Baletit të Kosovës në Austri

Brohoritje dhe duartrokitje për gjashtë minuta përcollën performancën e trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës. Ata u ngjitën në skenë e “Theater im Palais der Kunstuniversität Graz” për të dhënë premierën e shfaqjes “Xhuljeta pa Romeon” me koreografi të Darrel Toulon.

Rreth 150 shikues u bën dëshmitar të rrëfimit që balerinët sollën në skenë. “Rrëfim i fuqishëm”, “performancë e shkëlqyer” dhe “shumë prekëse”, janë vetëm disa prej komenteve që u thanë pas shfaqjes, raporton nga Grazi gazetarja e Kohës Ditore.


Performanca e Baletit Kombëtar të Kosovës do të shfaqet edhe nesër ngaqë ka pasur kërkesa nga publiku, pasi për natën e sotme janë shitur të gjitha biletat.

Kjo është hera e dytë që Baleti Kombëtar i Kosovës performon në Graz, derisa kësaj radhe u bë pjesë e edicionit të 25-të të festivalit “Internationale Bühnewerkstatt Tanztheaterfestival”.

Ky festival i cili është themeluar në vitin 1992 si platformë për vallëzim teatri për balerinët dhe aktorët e rinj, u hap të dielën me një fragment nga shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës, ku në skenë u ngjitën Teuta Krasniqi dhe Fatmir Smani, të cilët përveç hapjes edhe po mbajnë punëtori gjatë ditëve të festivalit i cili do të mbyllet me datën 16, transmeton Koha.net.

Shfaqja e baletit “Xhuljeta pa Romeon” – që pati premierën në Prishtinë në muajin qershor- kishte zënë fill qysh kur koreografi austriak Darrel Toulon kishte ardhur për të realizuar shfaqjen e parë me Baletin Kombëtar të Kosovës “Your stories, my stories”.

Kur po realizonte shfaqjen që flet për dhimbjen e luftës, trazirat, arratisjen, dëbimin e shpresën, Darrel Toulon, i kishte lindur ideja për shfaqjen e dytë. “Xhuljeta pa Romeon” shoqërohet edhe me nëntitullin “Dashuria pret përgjithmonë” dhe është e konceptuar si homazh për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. Derisa në versionin e Toulonit, rrëfimi i tragjedisë më të famshme të dramaturgut anglez, William Shakespeare, shpaloset nëpërmjet një koreografie kontemporane, me tinguj muzikorë që kapërcejnë prej klasikes në muzikë akusmatike, kostume e skenografi të thjeshtë dhe interpretim plot përkushtim të balerinëve.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori