LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë lojtarët që kishin punë normale para se të bëheshin futbollistë

Futbollistët profesionistë mund të jenë të njohur për mënyrat e jetesës që përfshijnë super vetura dhe mega vila – por shumica dërrmuese kishin fillime jo edhe aq të bujshme, duke bërë punë të thjeshta.

Nga puna në fabrikën e panxharit e deri te një elektricist, disa nga lojtarët do ju kujtojnë se jeta është me shumë befasi e shumë kthesa.


Derisa Stuart Pearce kaloi ca kohë si elektricist, Shaka Hislop ishte një praktikant i NASA-s, dhe Daily Star Sport tani ka hedhur një vështrim në gjashtë lojtarë që filluan me një punë normale, para se të bësheshin yje në futboll.

Rickie Lambert

Para se Rickie Lambert të kishte kualifikuar Southamptonin për në Ligën Premier dhe të pushtonte mediat duke luajtur për Anglinë dhe duke shënuar në debutimin e tij kundër Skocisë, ai punoi në një fabrikë të shisheve të panxharit.

Pasi u  lirua nga Liverpool në moshën 15-vjeçare, ai u bashkua me Blackpool si adoleshent para se të qëndronte si një lojtar i lirë për katër muaj para se të nënshkruante me Macclesfield Toën.

Ai u deklaruar për Independent kur u pyet për atë periudhë në vitin 2013: “Fabrika e panxharit ishte një nga punët e vetme që mund të bëja në atë kohë. Po vura kapak në kavanoza”.

“Po paguhesha 20 funte në ditë. Unë punoja ditën dhe shkoja të stërvitesha në mbrëmje”.

Rickie Lambert celebrates after the FA Cup sponsored by Eon Fifth Round match between Bristol Rovers and Southampton at the Memorial Ground on February 16, 2008 in Bristol, England.

Stuart Pearce

I njohur për kohën e tij si mbrojtës i majtë te Nottingham Forest dhe Anglinë, Stuart Pearce reklamoi shërbimet e tij si elektricist.

Ai e bëri këtë në fillim të karrierës së tij kur si futbollist nuk dnihej i sigurt rreth të ardhmes.

Si ambasador për Fiat Professional Tradesman Trials ai tha në vitin 2016: “Unë e di që në karrierën time kam punuar shumë dhe kam fituar çdo qindarkë. Nëse do të flisja me lojtarët e akademisë tani do t’u thosha që të mësonin një zanat tjetër”.

“Më pëlqente koha ime si tregtar dhe ata vërtet duhet të planifikojnë për të ardhmen e tyre nëse nuk ia dalin në futboll”.

Stuart Pearce once advertised his services as an electrician

Miroslav Klose

Ish-sulmuesi i Gjermanisë Miroslav Klose kaloi kohën duke u stërvitur për të qenë një zdrukthëtar para se të transferohej në Kaiserslautern.

42-vjeçari vazhdoi të shënonte pothuajse 300 gola për klubin dhe vendin, duke fituar dy tituj të Bundesligës dhe duke fituar Kupën e Botës në vitin 2014.

Ai i tha për Stern në vitin 2019: “Doja të punoja si zanatçi. Kur u ndërtua një shtëpi dhe vinçi tërhoqi trarët e çatisë në ajër – kjo më magjepsi”.

“Unë përfundova provimin praktik me 99 nga 100 pikë. Pas disa muajsh si testues, u transferova në Homburg dhe që atëherë ishte vetëm futbolli”.

Miroslav Klose spent time training to be an apprentice carpenter

Shaka Hislop

Ish-portieri i Newcastle, West Ham dhe Portsmouth, Shaka Hislop ka një diplomë të një inxhinieri mekanik – dhe ka punuar në NASA gjatë një praktike verore.

Ai tha për The Sun në vitin 2018: “Unë kam një diplomë të një inxhinieri mekanik dhe kam punuar në NASA”.

“Kam kaluar vetëm disa muaj duke punuar atje për një praktikë verore mes vitit të tretë dhe të katërt (shkolla e mesme), por ishte një përvojë iluminuese”.

Shaka Hislop has a degree in mechanical engineering

Jamie Vardy

Udhëtimi i Jamie Vardyt nga futbolli amator në kampionin e Ligës Premier është raportuar gjerësisht që kur ai fitoi trofeun me Leicesterin e deri te inkuadrimi te kombëtarja e Anglisë.

Gjatë ditëve të tij në futboll gjysmë-profesional, ai punoi si teknik duke bërë praktik mjekësore në mënyrë që të plotësonte të ardhurat e tij.

Ai i tha për Mirror në vitin 2018: “Po punoja me orar të gjatë, pastaj luaja futboll natën. Unë isha një teknik, duke bërë ndërhyrje për personat me aftësi të kufizuara në këmbë”.

“Ne po i ngrohnim gjërat në furra të nxehta qindra herë në ditë dhe kjo po dëmtonte shpinën time”.

“Kjo nuk po më bënte të humbisja futbollin tim – nëse kishte ndonjë gjë, unë do të telefonoja n2 punë dhe ju thosha se isha lënduar duke luajtur futboll”.

Jamie Vardy worked as a technician making medical splints

Charlie Austin

Ngjashëm me Vardyn, Charlie Austin nuk e gjeti rrugën e tij në Ligën Premier përmes një akademie, por duke luajtur në ligat e ulëta.

Sulmuesi i huazuar te QPR ishte një murator, dhe e përfundoi atë karrierë vetëm kur iu ofrua një marrëveshje profesionale nga Swindon Town përpara se të bashkohej me Burnley, QPR, Southampton dhe tani West Brom.

Ai tha për Match of the Day Kickabout: “Unë së pari isha një punëtor. Babai im ka një firmë ndërtimi në jug dhe unë lashë shkollën dhe kjo ishte e gjitha”.

“Kjo ishte diçka që më pëlqente ta bëja nga e hëna deri të premten dhe të luaja futboll në fundjavë”.

“Unë mësova mistrinë, por më duhej vetëm për disa javë sepse futbolli më mori përsipër dhe unë shkova në Swindon. Mendoj se kjo më dha hapat e parë dhe u forcova si njeri”. /Telegrafi/

Charlie Austin worked for his dad's firm before turning pro

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori