LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë gjërat negative që po e përcjellin Koemanin te Barcelona – analizë në detaje

Gjashtë gjërat negative që po e përcjellin Koemanin te Barcelona – analizë në detaje

Ronald Koeman është në një pozitë jo të favorshme te Barcelona, që nga starti i këtij edicioni, duke u përballur me disa probleme.

Trajneri holandez erdhi në krye të skuadrës, në fazën kur kishte mjaftë probleme si turpërimi në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munichu, dëshira për t’u larguar nga Lionel Mesi dhe mocioni i mosbesimit ndaj Josep Bartomeut.


Koeman duke se ka shumë punë për të bërë, sidomos në gjashtë pika që do t’i lexoni më poshtë:

Nuk llogaritë në Riqui Puig

Njëra ndër gjërat më zhgënjyese është se Koeman nuk ka besim në Riqui Puig. Holandezi i kishte bërë me dije lojtarit se është mirë për të që të shkonte në huazim, mirëpo ai vendosi që të qëndronte në skuadër dhe nuk ka fituar shumë minuta.

Dilema për Antoine Griezmannin

Sulmuesi francez para pak javësh tha se forma e tij e lartë të Franca është për shkak se trajneri Didier Deschamps di ku ta vendos atë në fushë, ndërsa kundërpërgjigja nga Koeman erdhi menjëherë duke thënë se ai vendos se në cilën pozitë do luajë Griezmanni.

Koeman është i parashikueshëm me taktikat e tij

Në la Liga, shumica e skuadrave luajnë lojë defanzive. Si në ndeshjen ndaj Getafes, që u shënua një gol – Koeman qëndroi në skemën e tij 4-2-3-1, e që nuk ishte një shenjë e mirë, pasi taktikat e tij zbuloheshin.

Busquets jashtë formacionit bazë

Sergio Busquets ka humbur rëndësinë e tij si mesfushor organizativ te Barcelona, pasi Koeman e preferon bashkëkombësin e tij Frenkie de Jong në atë pozitë. Spanjolli edhe kur hyn në fushë, më shumë luan mbrapa, pasi holandezi kalon përpara dhe merr përgjegjësinë e organizimit të lojës.

Vendi i Robertos në skuadër

Njëri nga problemet kyçe në skuadër është edhe pozicionimi i Robertos. Lojtari është i dobët në fazën defanzive dhe nuk po arrin të krijojë asgjë. Roberto njihet si një lojtar që e preferon lojën në mesfushë dhe të dal përpara me topin, mirëpo Koeman ende nuk po ia ofron atë gjë.

Messi nuk është një robot

Koeman është duke u mbështetur shumë në Lionel Messin, duke kërkuar nga ai që të jetë më kreativ në lojën e skuadrës dhe të shënojë më shumë gola. Por, argjentinasi nuk mund të luajë çdo herë nga 90 minuta, duke ditur se orari i ndeshjeve është shumë i ngjeshur shkaku i situatës me coronavirus. 33-vjeçari nuk është robot që të luajë në çdo takim, mirëpo Koeman po e aktivizon atë në vazhdimësi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori