Gjakovë - pronari i një restoranti sulmon fizikisht kuzhinieren


Policia e Kosovës ka njoftuar se pronari i një restoranti në Gjakovë ka sulmuar fizikisht kuzhinieren.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur ditën e mërkurë rreth orës 09:15, transmeton Telegrafi.
“Viktima femre kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga shefi i saj pronar i restorantit në të cilin ajo punon si kuzhiniere. Arsyeja e sulmit është pasi pronari kishte akuzuar viktimën për vjedhje brenda restorantit”, thuhet në njoftim.
Polici bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me konsultim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































