LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë: I akuzuari për vrasje të rëndë në tentativë dhe posedim të paautorizuar të armës, dënohet me tre vjet e dy muaj burg

Gjakovë: I akuzuari për vrasje të rëndë në tentativë dhe posedim të paautorizuar të armës, dënohet me tre vjet e dy muaj burg

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit M.G. për veprën penale, “Vrasje e rëndë” në tentativë nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5 lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të ish Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I akuzuari M.G. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej tre (3) vite e dy (2) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 05 qershor 2018 deri më 02 korrik 2018.


I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej njëzet e pesë (25) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëzet e pesë (25) euro si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit E.B., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike, i akuzuari, me 05 qershor të vitit 2018 në Gjakovë, me dashje ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin L. L., me ç’ rast ka rrezikuar edhe jetën e personave të tretë.

Konfiskohet një revole e tipit “TT”, një karikator së bashku me dy fishekë, të cilën armë ditën kritike e kishte përdorur i akuzuari.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori