LAJMI I FUNDIT:

Giroud po mendon largimin nga Milani, mësohet destinacioni i tij i ardhshëm

Giroud po mendon largimin nga Milani, mësohet destinacioni i tij i ardhshëm

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud nuk po arrin të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës dhe tani po mendon largimin nga Italia dhe kalimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Gazzetta dello Sport, francezi e ka refuzuar mundësinë e kalimit në Arabinë Saudite verën e kaluar, por tani është joshur nga mundësia për t’i dhënë fund karrierës në Shtetet e Bashkuara.


Si një 37-vjeçar i cili është në perëndim të karrierës, Giroud ka shprehur gatishmërinë për t’u bërë pjesë e ligës ku prezent është edhe Lionel Messi.

Giorud është padyshim një legjendë e këtij sporti dhe pa asnjë dyshim do të ishte një vlerë e shtuar për ligën amerikane, përkundër moshës së tij.

Conte është objektivi i vetëm për të pasuar Piolin te Milani
Lexo po ashtu Conte është objektivi i vetëm për të pasuar Piolin te Milani

Sidoqoftë, raporti shton se Giroud nuk do të marrë vendimin final të paktën deri në prill ose madje deri në maj. Që prej transferimit të tij në Itali, Giroud ka shënuar 41 gola në 106 paraqitje.

Pasi u transferua nga Chelsea në verën e vitit 2021, Giroud e fitoi titullin e Serie A në sezonin e tij debutues me Rossonerët.

Të besuarit e Piolit do të rikthehen në aksion të dielën, ku përballë do të kenë ekipin e Empolit në përpjekje për t’u ngjitur në tabelë.

Momentalisht, Milan gjendet në pozitën e tretë dhe është nëntë pikë mbrapa liderit dhe rivalit të qytetit Inter./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori