LAJMI I FUNDIT:

Gili: Jam pjesëmarrëse e dy luftave ballkanike, Franca më ofroi azilin politik por nuk e doja dhe jam kthyer në Prishtinë

Gili: Jam pjesëmarrëse e dy luftave ballkanike, Franca më ofroi azilin politik por nuk e doja dhe jam kthyer në Prishtinë
Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gili, ka qenë këtë javë e ftuar në rubrikën “50 pyetje” të emisionit “Prive.

Ajo i është përgjigjur pyetjeve të shumta mbi jetën profesionale dhe personale të saj, ku ka treguar detaje interesante për fansat e saj.


Ndër të tjerash, Gili tha se gjatë jetës i ka ndodhur të jetë pjesëmarrëse në dy luftëra, por që pavarësisht traumave, ajo e gjeti mënyrën për të tejkaluar vështirësit ë dhe për të vazhduar që me buzëqeshje ta shtyjë përpara pasionin e saj për muzikën.

“Me të dy fëmijët e mi kam përjetuar dy luftat ballkanike. Me Robertin kur ka qenë i vogël, vetëm nëntë muajsh e kam përjetuar luftën e Sarajevës, ndërsa me Redonin gjatë shtatzënisë edhe procesi i lindjes së tij ka ndodhur në Luftën e Kosovës. Domethënë jam pjesëmarrëse e dy luftave, edhe kush kish thënë? Ne sot këngëtarët kosovarë jemi plot energji edhe jemi shumë të fortë nuk dorëzophemi asnjëherë, bëhemi sikur nuk kemi përjetuar”, ka thënë Gili.

Foto: Gili/Instagram

Tutje, këngëtarja emri i vërtetë i të cilës është Fevzie Konushevci-Berani tregoi një detaj shumë interesant nga periudha e luftës së fundit në Kosovë, kur ajo kishte qenë përfituese e azilit në shtetin francez.

Pavarësisht kushteve që i ofroi Franca, interpretuesja e hitit “Me kast” tha se u kthye me gjithë dëshirën dhe vullnetin e saj në Kosovë, duke mohuar të jetë pishman që nuk qëndroi në Francë.

“Kurrë, edhe ku me ditë çfarë statusi po të më jepte Franca, edhe tash e ceka kur isha mysafire në Ambasadën Franceze, që Franca më ka dhuruar dokumentacionin, banesën, rehatinë siç mundet ta ëndërrojë çdo njeri në mes të Parisit. Unë nuk kam dashur edhe jam kthyer me shumë qejf, me shumë vullnet për të jetuar në Prishtinë, për të kontribuuar dhe për të qenë një qytetare e devotshme e Prishtinës”, tha Gili.

E njëjta gjatë intervistë theksoi se është shumë e përmbushurm e të arriturat e saj si nënë dhe vjehërr dhe shpreson ta çojë edhe më përpara këtë mision jetësor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
I duheshin nëntë persona për t'ia mbajtur fustanin - paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024

I duheshin nëntë persona për t'ia mbajtur fustanin - paraqitja e ekzagjeruar e Cardi B në Met Gala 2024

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori