LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron ndahen pas dy muajsh lidhje

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron ndahen pas dy muajsh lidhje
Gigi Hadid dhe Tyler Cameron (Foto: Matt Baron/Shutterstock)

Romanca e supermodeles amerikane, Gigi Hadid dhe modelit Tyler Cameron duket se ka përfunduar.

Pas dy muajsh takime, një burim e ka konfirmuar për E! News që modelja dhe partneri i saj janë ndarë, duke shtuar se Tyler është zyrtarisht beqar.


Ky konfirmim vjen më pak se një javë pasi Tyler, i cili u shfaq në sezonin e Hannah Brown të serisë së realitetit, la të kuptohet për një ‘shpërthim’ të mundshëm në mes tyre. Ndërsa ishte në E! ‘S Daily Pop, Tyler iu drejtua spekulimeve të marrëdhënies që përfshinin atë dhe Gigi.

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron (Foto: Matt Baron/Shutterstock)

“Kjo është shoqja ime”, tha Tyler për Gigi. “Ne kemi dalur disa herë. Ajo po bën gjërat e saj tani në Paris dhe është ecur shumë mirë”.

Gigi, 24 vjeçe, kaloi pjesën më të madhe të shtatorit jashtë shtetit për muajin e modës ndërsa Tyler, 26 vjeç, po punonte në karrierën e tij të modës në Amerikë. Në fillim të kësaj jave, Tyler u shfaq në ‘Watch What Happens Live’, ku tha se është, “beqar”.

Pas ndarjes nga Zayn, tabloidet spekulojnë për një lidhje të re të Gigi Hadid
Lexo po ashtu Pas ndarjes nga Zayn, tabloidet spekulojnë për një lidhje të re të Gigi Hadid

Dyshja u përfol për një lidhje romantike në fillim të gushtit, kur ata panë së bashku në New York City.

Gigi Hadid dhe Tyler Cameron (Foto: Matt Baron/Shutterstock)

Pas këtij takimi të parë, Gigi dhe Tyler vazhduan të kalojnë shumë kohë së bashku në NYC. Gigi madje prezantoi të dashurin e saj të ri me miqtë e saj të famshëm, duke përfshirë Serena Williams dhe Taylor Swift.

“Gigi mendon se Tyler është vërtet i lezetshëm dhe është poashtu dëgjues i mirë”, ka thënë burimi për E! News në gusht. “Ata kanë qenë duke folur me javë dhe kanë planifikuar të takohen kur Tyler ishte në NYC”.

Herët në shtator, Tyler ishte për të përkrahur Gigin në funeralin e gjyshes së saj. Ai shoqërohej nga motra e Gigit, Bella Hadid, vëllai Anwar Hadid dhe e dashura e tij, Dua Lipa, nëna Yolanda Hadid dhe i dashuri i saj, Joseph Jingoli. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Deklaron mbi 58 mijë euro 'cash', zbulohet shuma me të cilën u pagua Anita Haradinaj si opinioniste në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Kosova me Mirënjohje të Veçantë në Bienalen e Venecias – ministrja serbe e lëshon sallën

Magazina
Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Sa është e pasur Adriana Matoshi? Aktorja dhe deputetja e njohur deklaron pasurinë e saj

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Kalo në kategori