Para dy muaje kishte publikuar këngën e fundit që u prit shumë mirë prej publikut dhe fansave të tij.

Getinjo ka sjell edhe një projekt të ri për tregun muzikor shqiptar në sezonën e verës.


"Ti ngele", titullohet kënga më e re e këngëtares, e cila do të shoqërohet me video të veçantë.

Screenshot 1 8

Kënga për tematikë ka rrugëtimin dhe të arriturat e artistit në zhanrin e muzikës rep, e cila gjë ka marr komente pozitive.

Gjithashtu në tekst, të cilin e ka shkruar vetë ai, reperi përmend edhe rastin që një vajzë në Rusi e ka bërë emrin e tij tatu.

Theksojmë se instrumentalin dhe beat i ka bërë DJ Money ndërsa videon e ka realizuar kompania e mirënjohur Jehona Production.

Ndryshe, këngëtari do të sjell edhe këngë të tjera gjatë muajve në vijim dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/