174 kompani do të marrin pjesë në Panairin “Prishtina 2018”, prej të cilave 70 janë kompani nga Serbia dhe veriu i Kosovës, ndërsa vetëm një nga Shqipëria.
Duke komentuar diferencën drastike të kompanive të Serbisë dhe atyre të Shqipërisë që do të marrin pjesë në këtë panair, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se një gjë e tillë është dëshmi e humbjes së besimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Është më se e vërtetë që bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë është kah përcillet më tepër me një patriotizëm folklorik të së kaluarës. Është humb besimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për fat të keq dhe definitivisht nga një numër i tillë, duhet vërtet që të gjithë të ndalemi dhe të mendojmë se çfarë vërtet është duke ndodhur në aspektin ekonomik në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Duhet të kuptohet edhe një gjë tjetër, kur dy vetë luftojnë i treti fiton. Në këtë mos angazhim për të avancuar bashkëpunimin ekonomik midis Kosovës dhe Shqipërisë, që nuk jemi ekonomi konkurruese, jemi shumë më tepër komplementare, po jetë hapësirë për depërtim të vendeve të treta dhe një gjë e tillë nuk duhet të na habisë”, u shpreh Gërxhaliu.
Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria po garojnë se cila po vendos më tepër barriera. Ai apeloi dy qeveritë, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë që të avancojnë bashkëpunimin ekonomik përmes thellimit të marrëdhënieve në këtë aspekt.
“Nuk është vetëm ky rasti i këtij panairi. Viteve të fundit problemet më të mëdha i kemi që është e pamundur të motivohen kompanitë e Shqipërisë për të qenë pjesë në panairet e Kosovës. Si duket ata janë më të gatshëm të bashkëpunojnë me këdo tjetër, por jo me Kosovën dhe e tëra kjo duhet të jetë një mesazh edhe për qarqet politike, që në mbledhjet mes qeverive në këto takime të kenë substancë. Dhe substanca kryesore të jetë vërtetë avancimi i bashkëpunimit ekonomik. Jemi shumë afër, shumë larg me Shqipërinë dhe si duket gara më e madhe është duke u bërë për të krijuar barriera dhe jo për t’u eliminuar këto barriera. Si pasojë janë edhe këto pasoja ekonomike që nuk ka besueshmëri dhe nuk ka gatishmëri për të qenë në tregun e Kosovës”, tha ai.
Krejt në fund, Gërxhaliu theksoi se duhet pragmatizëm dhe aktivizim i aktiviteteve në mes të dy vendeve, duke u liruar njëherë e mirë nga patriotizmi folklorik, pasi që dy shtete të një populli të ndarë është bashkëpunimi ekonomik ai që i afron. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi