LAJMI I FUNDIT:

Gerrard: Liverpooli duhet ta blejë Van Dijkun

Gerrard: Liverpooli duhet ta blejë Van Dijkun

Steven Gerrard u ka sugjeruar krerëve të Liverpoolit që ta transferojnë Virgil van Dijkun, pasi mendon se mbrojtësi i Southamptonit mund të ketë ndikim të madh në skuadër.

25-vjeçari u transferua te Southamptoni në vitin 2015 nga Celticu, ndërsa paraqitjet e tija mbresëlënëse kanë nxitur interesimin e klubeve, si Liverpooli, Chelsea dhe Manchester City.


Van Dijk bëhet problem, Southampton raporton Liverpoolin te Liga Premier
Lexo po ashtu Van Dijk bëhet problem, Southampton raporton Liverpoolin te Liga Premier

“Do të më pëlqente ta shihja Van Dijkun me fanellën e kuqe. Jam fans i madh i tij”.

“Mendoj se ai ishte fantastik te Celticu dhe mendoj se është dashur ta kërkonim që atëherë”.

“Tash do të na kushtojë më shumë, por mendoj se do të ishte shumë i mirëpritur te skuadra”, ka deklaruar Gerrard për Daily Mail.

Southamptoni kërkon rreth 60 milionë funte për Van Dijk. /Telegrafi/