Genta i ndez, Blero i bën të vuajnë tetovarët (Video)

Tetova mbrëmë ka qenë stacion i disa prej yjeve më të mëdha të muzikës shqiptare, të cilët kanë performuar në një koncert humanitar.
Koncerti ishte organizuar për të ndihmuar familjet e dëmtuara në sulmin policor në Lagjen e Trimave të Kumanovës.
Në koncertin, që ishte iniciativë e këngëtares nga Tetova, Big mMma, përveç kësaj, performuan edhe shumë këngëtarë nga Kosova dhe Shqipëria.
Skenën e pushtuan Aurela Gaçe, grupi Etnon, Vesa Luma e Big Basta, Rozana Radi e Fjolla Morina. Por ajo u ndez më së shumti nga Genta, e cila këndoi disa nga këngët e saj ritmike.
Blero, në anën tjetër, ishte ylli i koncertit, duke bërë “të vuajnë” të rinjtë e këtij qyteti me hit-baladat e tij të fundit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/05/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































