LAJMI I FUNDIT:

I gënjeu fansat për lokacionin, Enca thumbon Loredanën duke gënjyer edhe ajo kinse po i kalon pushimet në Mykonos e jo në Shqipëri

I gënjeu fansat për lokacionin, Enca thumbon Loredanën duke gënjyer edhe ajo kinse po i kalon pushimet në Mykonos e jo në Shqipëri
Foto: Enca Haxhia/Loredana/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në jug të Shqipërisë.

Por ajo i çuditi fansat e saj kur në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory nga pushimet, kishte vendosur ishullin “Mykonos” si lokacion për pushimet e saj.

Nuk dihet arsyeja pse reperja e njohur nga Ferizaj vendosi të veprojë në këtë formë, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, ajo publikoi një video, ku me mburrje tregonte se ndodhej në Shqipëri.

Foto: Loredana Zefi/InstaStory

E mesa duket një “taktikë” të ngjashme e përdori edhe këngëtarja tjetër e njohur shqiptare, Enca Haxhia.

Ajo publikoi në InstaStory disa video të njëpasnjëshme nga pushimet në jug të Shqipërisë, ku shfaqej me bikini teksa shijonte plazhin.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Fillimisht, Enca vendosi lokacionin “Brazil” në një prej postimeve të saj, teksa shkruante më pas: “Ç’Brazil leshi, ku ka si PG”.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

E mesa duket në një nga postimet e saj të fundit, ajo pa i një ‘thumb’ për kolegen e saj, Loredanën, duke ironizuar kinse edhe ajo ndodhet në liqenin e ishullit grek.

“Në liqenin e Mykonos se u ngatërrova”, shkroi Enca në mbishkrimin e videos, ndërsa e shoqëroi atë me një emoji të pinokios, ku shihe me hundën e zgjatur – duke dashur kështu të simbolizojë gënjeshtrën. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik - secili mund të flasim çfarë të duam

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori