LAJMI I FUNDIT:

Genc Prelvukaj: Pisa është një segment i vogël vlerësimi, e keqja është shumëfish më e madhe

Genc Prelvukaj: Pisa është një segment i vogël vlerësimi, e keqja është shumëfish më e madhe
Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Edhe këtë herë, Kosova ka dalë me rezultat shumë të dobët në PISA 2018.

Në të dhënat e publikuara në raportin e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), e cila organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Kosova rangohet e treta nga fundi i listës me 79 vende.


Rreth kësaj, një reagim në rrjetet sociale e ka bërë edhe këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, i cili shquhet për shkrimet e tij të veçanta për ngjarjet që ndodhin në vend.

Genc Prelvukaj (Foto: Instagram)

Shkrimi i plotë i këngëtarit Prelvukaj:

“Në Republikën tonë të dashur.
Një me shkollë të mesme merr guximin të polemizojë me një doktor shkence.
Poetë konsiderohen disa rrugaçe të muzikës, ndërsa Azem Shkreli e Ali Podrimja njihen çdo ditë e më pak.
Nuk kemi prodhuar me kuadra si Zekerija Cana, Rexho Mulliqi, Ali Hadri, Bashkim Fehmiu, Anton Çeta etj.
Dhuratë më nuk bëhet libri
Humroi vendor bëhet në një gjuhë që ka ekzistuar para 100 viteve, në ndonjë fshat shumë të thellë. Ky fjalor ka filluar të hyjë ndër fëmijë duke i dekulturuar çdo ditë e më shumë.
Shumë prej deputetëve dhe figurave tjera publike gjuhën shqipe e shkruajnë me gabime të tmersshme drejtshkrimore.
Në shtëpitë tona, raftet e librave janë në zhdukje e sipër.
Fizikën, Sociologjinë, Historinë, Psikologjinë dhe çdo shkencë tjetër e mësojmë përmes ligjeratave të klerikëve dhe jo përmes leximit.
Mendojmë se çështjen e edukimit të fëmijëve e zgjidhim përmes shkollave private.
Kryesisht në pozitat e larta shtetërore kemi pasur njerëz që kurrë asnjë ese nuk e kanë shkruar. Shumë me diploma të dyshimta.
Dhe një mijë gjëra tjera…..
Kjo është gjendja jonë. Pisa është një segment i vogël vlerësimi. E keqja është shumëfish më e madhe”.

Pëndryshe, edhe herën e fundit, kur është mbajtur testi PISA më 2015 Kosova është renditur e treta nga fundi i listës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori