LAJMI I FUNDIT:

Geinimi sulmon Androidin

Geinimi sulmon Androidin

Kali trojan i quajtur Geinimi vjedh informata nga pajisjet e bazuara në Android dhe i dërgon ato tek serverët në largësi.

Ekspertët e sigurisë tërheqin vërejtjen për paraqitjen e “kalit trojan” të ri për pajisjet e bazuara në Android për të cilin theksojnë se është kërcënimi më i rrezikshëm i zbuluar deri më tani për pajisje mobile.


Kali trojan i quajtur Geinimi fillimisht është paraqitur në Kinë, e ai është në gjendje të merr sasi të mëdha të informatave personale dhe t’i dërgojë ato tek serverët në largësi. Sipas pohimeve të përfaqësuesve të kompanisë Lookout Mobile Security, Geinimi ka karakteristika të botnetit, dhe është softueri më i sofistikuar dashakeq për pajisje mobile të cilin e kanë parë deri më tani.

Tani për tani janë zbuluar programet e infektuara vetëm në dyqanet e ndryshme kineze online të aplikacioneve. Në fakt Geinimi shpërndahet ‘i paketuar’ në aplikacione legjitime, para së gjithash në lojëra, e ai shpërndahet me anë të dyqaneve të pavarura ta aplikacioneve online. Aplikacionet e infektuara gjatë instalimit kërkojnë autorizime dukshëm më të mëdha krahasuar me versionet origjinale të softuerit. /Telegrafi/