LAJMI I FUNDIT:

Gazidis në dyshime për të ardhmen e Gattusos

Gazidis në dyshime për të ardhmen e Gattusos
Ivan Gazidis (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Drejtori i Milanit, Ivan Gazidis, ka thënë se e ardhmja e Gennaro Gattusos pritet të vendoset shumë shpejt, pasi sot përfundoi sezoni 2018/2019 i Serie A.

Rossonerët e mposhtën i SPAL-in (3-2) në ndeshjen e fundit për këtë sezon, por dështuan të kualifikoheshin në Ligën e Kampionëve, ndërsa në edicionin e ri do të luajnë në Ligën e Evropës.


Gazidis ka thënë se ata e fituan ndeshjen e fundit, mirëpo janë të pikëlluar që nuk u kualifikuan në garën më të madhe për klube në Evropë.

Reagimi i Gennaro Gattusos në ndeshjen ndaj Spalit (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Ne jemi mjaft të zhgënjyer që nuk kemi arritur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, ka thënë drejtori gjeneral i Milanit pas ndeshjes.

“Megjithatë, ekipi luftoi fort deri në fund dhe unë dua t’i falënderoj të gjithë për përpjekjet e tyre, duke tejkaluar vështirësitë e përfaqësuara nga lëndime të ndryshme dhe disa pengesa”.

“Ne përfunduam sezonin me pikët tona më të larta që prej 2012/2013. Sezonin e ardhshëm do të marrim pjesë në Ligën e Evropës për të dytin vit radhazi”.

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Jam i bindur se ekipi do të vazhdojë të rritet dhe të arrijë sukses. Unë u impresionova vërtet nga mbështetja e jashtëzakonshme e të gjithë tifozëve tanë gjatë gjithë sezonit. Ata ishin vazhdimisht pozitivë dhe përkrahës të ekipit, edhe në momentet më të vështira, duke na ngritur çdo herë. Unë dua t’i falënderoj të gjithë”.

Milani fiton dramën e golave ndaj Spalit, por Atalanta kualifikohet në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Milani fiton dramën e golave ndaj Spalit, por Atalanta kualifikohet në Ligën e Kampionëve

“Gattuso? Ne do të bisedojmë në ditët e ardhshme për të kryer një analizë të plotë të sezonit dhe të shikojmë hapat e ardhshëm për të vazhduar rritjen e klubit”, ka shtuar më tej Gazidis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori