LAJMI I FUNDIT:

Gazetari austriak, Klenk: Njëri nga sulmuesit në Austri dyshohet se ka prejardhje shqiptare

Gazetari austriak, Klenk: Njëri nga sulmuesit në Austri dyshohet se ka prejardhje shqiptare

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndodhur një sulm në kryeqytetin austriak, Vjenë, ku të paktën katër persona raportohet se kanë vdekur.

Një prej gazetarëve të njohur të Austrisë, Florian Klenk, ka pohuar përmes rrjeteve sociale se njëri prej sulmuesve ka prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, transmeton Telegrafi.


Përmes një mesazhi në llogarinë personale të Twitterit, ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak.

Ai thotë se sulmuesi me inicialet S.K ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri, porse ishte penguar të shkojë.

“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizmit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer ka pohuar se sulmi është kundër vlerave të demokracisë 75-vjeçare të Austrisë.

“Ne kemi qenë një demokraci e fortë dhe e rritur për 75 vjet. Sulmi i djeshëm është një sulm ndaj vlerave tona dhe një përpjekje krejtësisht e papërshtatshme për të dobësuar shoqërinë tonë demokratike. Ne nuk e durojmë këtë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori