LAJMI I FUNDIT:

Gavi po lidhet me një kalim te Chelsea – Xavi e paralajmëron spanjollin

Gavi po lidhet me një kalim te Chelsea – Xavi e paralajmëron spanjollin

Trajneri i Barcelonës, Xavi e ka paralajmëruar Gavin se bari nuk është gjithmonë i gjelbër mes raportimeve që e lidhin atë me një transferim te Chelsea.

Spanjolli u shpërblye me kontratën e tij të parë në Camp Nou, e cila do ta mbante atë te katalunasit deri në vitin 2026.

Por, gjigantët katalanas janë detyruar ta heqin atë nga regjistrimi i lojtarëve të ekipit të parë për shkak të problemeve të tyre financiare.

Gjiganti i Ligës Premier takohet me agjentin e Gavit - gjërat janë në rrugë të mbarë
Lexo po ashtu Gjiganti i Ligës Premier takohet me agjentin e Gavit - gjërat janë në rrugë të mbarë

Rrjedhimisht, adoleshenti tashmë mund të largohet si lojtar i lirë në verë.

Chelsea thuhet se ka qenë në bisedime me përfaqësuesit e Gavit për një marrëveshje të mundshme, me një raportim që sugjeron se Todd Boehly është i gatshëm ta bëjë atë një nga lojtarët më të paguar në Ligën Premier.

Megjithatë, Xavi është i dëshpëruar për të mbajtur fituesin e trofeut “Kopa 2022” dhe ai ka vënë në pikëpyetje nëse një largim nga Barcelona do të ishte i duhuri për të.

Kur u pyet për largimin e Gavit, ai tha: “Unë nuk mendoj se Gavi do të ishte i lumtur në një klub tjetër”.

“Ai ka gjithçka këtu. Ai është 18 vjeç. Ai është një lojtar kyç i ekipit tonë. Për mua, ai është një futbollist i jashtëzakonshëm”.

Boehly është i vendosur në transferimin e Gavit te Chelsea
Lexo po ashtu Boehly është i vendosur në transferimin e Gavit te Chelsea

“Nuk e di se çfarë do të vendosë, por mendoj se e ardhmja e tij është këtu në klub”, ka shtuar më tej Xavi.

Gavi është paraqitur 40 herë në të gjitha garat për Barcelonën këtë sezon, duke përfshirë 27 herë në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori