Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, nuk është aspak i kënaqur pas humbjes së skuadrës së tij nga Interi të derbin e Milanos e në veçanti pas sjelljes së lojtarëve të tij.

Pos që e humbën derbin, në bankën e Rossonerëve pati edhe një zënkë ndërmjet Lucas Biglias dhe Franck Kessiet në momentin e zëvendësimit të këtij të fundit.

Kessie dukej i pakënaqur me zëvendësimin, ndërsa Biglia i tha diçka që nxiti reagimin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.

Madje mesfushorin 22-vjeçar e mbajtën disa lojtarë të Milanit në mënyrë që situata të mos eskalonte, pasi ai dukej se donte ta sulmojë fizikisht bashkëlojtarin e tij.

Spektakël dhe gola, Interi fiton derbin ndaj Milanit dhe e zhvendos në tabelë Spektakël dhe gola, Interi fiton derbin ndaj Milanit dhe e zhvendos në tabelë

“Humbja që më dhemb më shumë ishte Kessie dhe duke e parë atë që ndodhi në bankë. Ajo është diçka që nuk mund ta pranoj me mënyrën si e shoh unë futbollin, si e shoh skuadrën dhe etikën grupore.

“Duhet të ketë respekt për të gjithë në zhveshtore dhe ishte thjeshte papranueshme. Unë jam trajneri dhe duhet të kujdesem për disiplinën në zhveshtore dhe lojtarët e dinë se sa shqetësohem për këtë gjë”, ka deklaruar Gattuso për Sky Sport Italia. /Telegrafi/