LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Kemi pritur më shumë në ndeshjen ndaj Parmas

Gattuso: Kemi pritur më shumë në ndeshjen ndaj Parmas
Gennaro Gattuso (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, e ka analizuar ndeshjen kundër Parmas, në të cilën skuadra e tij luajti baras (1-1).

Samu Castillejo shënoi për kuqezinjtë, ndërsa Bruno Alves barazoi shifrat me një goditje të bukur dënimi duke vënë në rrezik zonën e Ligës së Kampionëve për Rossonerët.


Të gjitha lajmet nga AC Milan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga AC Milan

“Në pjesën e parë luajtëm me ritëm, nuk ishte një paraqitje shumë e mirë. Më pas provuam dhe patëm fat kur gjetëm golin e avantazhit, më pas ata barazuan me një goditje dënimi të bukur, por të shkaktuar nga naiviteti ynë”.

“Ky ekip (Parma) ka karakteristika shumë specifike, ishim në dijeni për këto në disa momente ishin më të rrezikshëm se ne, ka thënë trajneri i Milanit, citon KP.

“Ndoshta nuk jam i zoti që t’i bëj njerëzit të kuptojnë këto gjëra të vogla. Ne prisnim diçka më shumë, e dinim shkallën e vështirësisë së kundërshtarit. Te goli i dytë ishim të pafat, nuk ishte shumë i paqartë pozicioni jashtë loje, duhet të shohim përpara”, ka shtuar Gattuso.