LAJMI I FUNDIT:

Gattuso: Juventusi është plot me kampionë, por gjithçka mund të ndodhë në futboll

Gattuso: Juventusi është plot me kampionë, por gjithçka mund të ndodhë në futboll

Gennaro Gattuso ka folur para ndeshjes së madhe që Milani e zhvillon me Juventusin.

Rossonerët janë nikoqir të Juventusit në ndeshjen derbi të javës së 12-të në Serie A, ndeshja e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:30.


Vendasit vijnë në këtë ndeshje me plot mungesa, por trajneri Gattuso beson se në futboll gjithçka mund të ndodhë, edhe pse luajnë ndaj një ekipi plot kampionë.

Juventusi i kompletuar, Milani me shumë mungesa - lojtarët e ftuar nga Allegri e Gattuso
Lexo po ashtu Juventusi i kompletuar, Milani me shumë mungesa - lojtarët e ftuar nga Allegri e Gattuso

“Juventusi është plot me kampionë, i fortë në çdo pjesë të fushës dhe më i miri në çdo mënyrë”, ka thënë fillimisht Gattuso në konferencën e tij për shtyp.

Gattuso do të përballet me ish-trajnerin e tij, Allegrin

“Ata janë më të mirët në Evropë, së bashku me Barcelonën”.

“Pothuajse duket sikur nuk duhet të djersiten fare dhe me Cristiano Ronaldon kanë shtuar mentalitetin dhe përvojën”.

Milan – Juventus, sfida e rekordeve
Lexo po ashtu Milan – Juventus, sfida e rekordeve

“Duke thënë gjithçka për këtë, Milani do të luajë me kokën lartë, duke ditur se kanë diçka më shumë se ne, por gjithçka mund të ndodhë në futboll”.

“Nuk duhet të shqetësohemi. Është e vërtetë se shumë lojtarë na mungojnë, por ne do të vendosim formacionin më të mirë që kemi në dispozicion”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori