Këngëtarja Samanta Karavella ka publikuar së fundmi versionin anglisht të këngës së saj shumë të suksesshme, “Vonë”.

“My Heart’s Song” e ka titulluar ajo versionin anglisht të kësaj kënge, e cila është vizualizuar edhe me klip.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga mban vulën e Panik Records, të cilët kanë marrë nën menaxhim tashmë këngëtaren e njohur nga Shqipëria.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Samanta është shprehur mirënjohëse për ftesën që i bëri produksioni për realizimin e këtij projekti.

“Ftesës së Panik Entertainmet Group për të risjell edhe një herë këngën me titullin “Vonë” por tashmë në versionin anglisht, iu përgjigja pozitivisht me shumë kënaqësi”, kanë qenë fjalët e këngëtares.

Kujtojmë që Panik Records është një prej label-ave më të mëdha në Greqi, dhe janë të njëjtët që kanë nxjerrë në treg artisten e suksesshme shqiptare, Eleni Foureira. /Telegrafi/