LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Qeveria nuk është e gatshme ta trajtojë çështjen e veteranëve

Gashi: Qeveria nuk është e gatshme ta trajtojë çështjen e veteranëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria ende nuk është e gatshme që ta trajtojë çështjen e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Gashit, zgjidhja për ta duhet të jetë më gjithëpërfshirëse dhe përmbajtjesore.


“Rreth 35 mijë njerëz  janë nxjerrë nga tregu i punës, duke i pasivizuar ata efektin ekonomik dhe social e kemi bërë negativ. Nuk duhet të harrojmë se, në njërën anë po na ikin njerëz nga vendi e në anën tjetër janë nxjerrë gjithë këta njerëz nga tregu i punës”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjithçka që ndodhi në protestën e veteranëve dhe reagimet pozitë-opozitë
Lexo po ashtu Gjithçka që ndodhi në protestën e veteranëve dhe reagimet pozitë-opozitë

Tutje, ka thënë se tregu ka nevojë për fuqinë e tyre si dhe ata kanë nevojë për të përmirësuar cilësinë e jetës, sidomos në këto kushte.

“Pra, ne duhet të merremi në esencë me problemin dhe jo ta pasivizojmë një pjesë vitale të shoqërisë. Duhet të mendojmë që veteranëve të luftës dhe të gjitha kategorive sociale t’ju krijojmë mundësi të rritjes së mirëqenies, duke i bërë sa më aktiv në shoqëri”.

Ndryshe, të hënën qindra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) protestuan para ndërtesës së Kuvendit, për shkak të mos përfshirjes së kësaj kategorie në Projektligjin për pagën minimale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori