LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nuk erdha në SHBA për para

Gashi: Nuk erdha në SHBA për para

Shkëlzen Gashi i mahniti të gjithë me sezonin e tij të parë në MLS.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka fituar disa tituj individualë te Colorado Rapids, dhe jo vetëm.


Gjithsesi edhe pas sezonit të suksesshëm, ku Gashi shënoi shumë gola të gjithë sërish menduan se sulmuesi u transferua në futbollin amerikan për para.

Por nga ana tjetër vetë Gashi e hedh poshtë këtë gjë në një intervistë për portalin “20 Minuta”. Ja si është shprehur sulmuesi:

“Pas krahëve kam një sezon të shkëlqyer në MLS. Mendoj se ëndrra ime është bërë realitet në SHBA. Nuk u transferova këtu për arsyen e pagës”.

“E di që shumë lojtarë që janë duke lënë futbollin vijnë në MLS për të fituar akoma më shumë. Nëse unë do të doja këtë gjë, atëherë do të kisha pranuar ofertat nga Dubai ose Kina”, ishin fjalët Gashit.