LAJMI I FUNDIT:

Gary Neville nuk dëshiron që Liverpooli ta fitojë titullin: Le të jetë City

Gary Neville nuk dëshiron që Liverpooli ta fitojë titullin: Le të jetë City

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, është ballafaquar me zgjedhje të vështirë kur është pyetur se kush preferon ta fitojë titullin e kampionit këtë sezon mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Aktualisht City ka katër pikë më pak se sa Liverpooli që kryeson tabelën e Ligës Premier.


Dhe, Gary Neville, i cili fitoi tetë tituj të kampionit si futbollist i Manchester United, është pyetur se kë do të dëshironte ta shihte kampion në fund të sezonit, kur dihet se të dyja klubet janë rivale të përbetuara të Djajve të Kuq.

“A e dini një gjë? Kam dëgjuar për herë të parë pas disa javësh që disa tifozë të Unitedit duan që Liverpooli ta fitojë titullni sepse ata nuk duan ta shohin Cityn duke fituar dy tituj rresht dhe të fillojnë periudhë dominimi”.

“Unë nuk mund ta detyroj veten të them Liverpooli, thjesht nuk mundem. Do të duhet të jetë City”, deklaroi Neville.

Po ashtu Neville lëvdoi rikthimin e Unitedit nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, por nuk forma alarmante nën drejtimin e Mourinhos tregon se pse norvegjezi nuk mund të sjell tituj në Old Trafford.

“Mendoj se ky është starti më i mirë ndonjëherë nga ndonjë menaxher në historinë e klubit. Është vërtet e pabesueshme”.

“Lojtarët në fund nuk bënë asgjë për Mourinhon dhe herë luanin e herë jo. Nuk kam besim se ata mund ta bëjnë Manchester Unitedin sërish kampion”.

“Dallimi është fantastik, por më dueht të pranoj se kam dyshime të mia për këtë grup të lojtarëve”, përfundoi Neville. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori