LAJMI I FUNDIT:

Garojnë për t’u bërë Zonja e Parë e kryeqytetit – kush janë bashkëshortet e kandidatëve për kryetar të Prishtinës?

Garojnë për t’u bërë Zonja e Parë e kryeqytetit – kush janë bashkëshortet e kandidatëve për kryetar të Prishtinës?

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, nga ku do të përcaktohen kryetarët e mandateve të reja të të gjitha komunave.

Një garë shumë interesante zhvillohet edhe për komunën më të madhe në vend, përkatësisht kryeqytetin Prishtinë.


Plot pesë kandidatë nga pesë subjekte të mëdha politike i kanë hyrë garës për të parin e kryeqytetit, teksa vetëm disa prej tyre kanë zhvilluar deri më tashmë fushatë elektorale.

Pothuajse të gjithë janë të njohur me karrierën dhe profesionin e gjithë secilit, por më pak mund të jenë të njoftuar me jetën e tyre private.

Telegrafi hulumtoi për të parë pak nga jeta familjare e kandidatëve për kryetar të Prishtinës, nga ku edhe ju prezantojmë me bashkëshortet që qëndrojnë prapa tyre.

Si një shtyllë e fortë në krahët e burrit, njëra prej tyre do të ketë fatin të jetë Zonja e Parë e kryeqytetit.

Ja cilat janë ato…

Merita Kasumi – Vitia

Merita dhe Arben Vitia (Foto: Vasfije Goodman/Facebook)

Merita është bashkëshortja e ish-Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili dha dorëheqje nga ky post vetëm e vetëm që t’i përkushtohet garës komunale.

Ajo me profesion është doktoreshë njëlloj si bashkëshorti, teksa studimet i ka mbaruar për mjekësi në Universitetin e Prishtinës.

Foto: Merita Kasumi Vitia/Facebook

Aktualisht, Kasumi-Vitia punon si mjeke në një nga spitalet private në Prishtinë.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve të quajtur Edi dhe Joni.

Kristale Ivezaj-Rama

Kristale dhe Përparim Rama (Foto: Përparim Rama/Facebook)

Kristale Ivezaj-Rama është gruaja e kandidatit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, arkitektit Përparim Rama.

Ajo është themeluese e “The Balkan Artists”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.

Ivezaj-Rama është gjithashtu nismëtare e “Even Walls Have Ears” – një projekt i pavarur që ndan tregimet e dorës së parë të diktaturës së Shqipërisë nga vitet 1944-1991, që lidh brezat përmes tregimit dhe artit.

Ajo ka një njohje në komunitetin shqiptar në Londër dhe ka pasur rastin të njihet nga afër edhe me artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.

Foto: Përparim Rama/Facebook

Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit.

Ata jetojnë familjarisht në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Arizona Bërdynaj-Ismaili

Arizona dhe Uran Ismaili (Foto: Arizona Bërdynaj/Facebook)

Arizonë Bërdynaj–Ismaili është bashkëshortja e kandidatit nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili.

Profesioni i saj lidhet me marketingun. Ajo aktualisht ushtron profesionin si shefe e sektorit të shitjeve në kompaninë vendore “Kujtesa” – siç citohet sipas biografisë së saj në platformën sociale, LinkedIn.

Foto: Arizona Bërdynaj/Facebook

Në të kaluarën, Arizona ka qenë pjesë e kabinetit të Ish-Ministres së Drejtësisë nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha.

Çifti jetojnë së bashku në Prishtinë dhe janë prindër të një djali dhe vajze të quajtur Uma dhe Omer.

Lola Muçaj-Haradinaj

Lola dhe Daut Haradinaj (Foto: Lola Haradinaj/Instagram)

Ajo është bashkëshortja e kandidatit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjeneralit Daut Haradinaj.

Lola me profesion është moderatore dhe ka prezantuar disa programe të ndryshme në Kosovë.

Aktualisht ajo moderon emisionin e quajtur “VIP Dado” në Top Channel, në Shqipëri.

Foto: Lola Haradinaj/Instagram

Muçaj-Haradinaj ka treguar në intervista të ndryshme se ëndrra e aj e madhe ka qenë gjithmonë muzika, por që njohja me Dautin e la larg nga kjo aspiratë.

Çifti jetojnë së bashku në një nga lagjet private në periferi të kryeqytetit.

Lola është komentuar shpesh herë në media dhe rrjete sociale edhe për paraqitjet e saj atraktive përmes fotografive.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve: Troja dhe Davidi.

Antoneta Coli-Mehmeti

Antoneta dhe Gëzim Mehmeti (Foto: Antoneta Coli/Facebook)

Antoneta është gruaja e kandidatit për Kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Gëzim Mehmeti.

Gëzim Mehmeti, i cili zëvendësoi kandidatin paraprak të pacertifikuar nga KQZ, Selim Pacollin, me bashkëshorten vite më parë u kthyen nga Gjermania në kosovë për të jetuar pas shumë vitesh.

Coli-Mehmeti është koordinatore e financave për fondacionin gjerman “Friedrich Ebert Stiftung” në Prishtinë.

Foto: Friedrich Ebert Stiftung

Çifti janë prindër të një vajze, të quajtur Janina, e cila flet dy gjuhë: atë shqipe dhe gjermane.

Çifti jetojnë në Prishtinë që nga viti 2014, kur edhe u kthyen nga Gjermania. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori