Një kalimtar civil mund të shihet duke filmuar momentin kur ushtria amerikane largon nga rruga automjetin ushtarak rus, në momentin kur këta të fundit tentojnë t’i tejkalojnë.

Një automjet i qëndrueshëm ndaj minave ushtarake amerikane M-ATV largoi nga rruga një automjet të blinduar të mjeteve ruse në veri-lindje të Sirisë, sipas një video të publikuar nga një civil sirian.

Gjithsesi, pamjet që po qarkullojnë së fundmi në internet thuhet se nuk është e qartë se kur saktësisht janë regjistruar, transmeton Telegrafi.

Një kamerë brenda një automjeti në dukje civilë, kapi incidentin që raportohet se ndodhi në afërsi të qytetit të Qamishli, afër kufirit turk.

Një kolonë ruse e përbërë nga tre automjete po lëvizte pasi dy automjeteve të ushtrisë amerikane kur një automjet rus u përpoq të kalonte automjetet amerikane në të djathtë, mirëpo ushtarët amerikanë nuk lejuan një gjë të tillë, duke i bllokuar rrugën dhe duke i nxjerrë ata jashtë rrugës. Të dy automjetet mund të jenë goditur në një pikë.

Një kalimtar civil mund të shihet duke u larguar nga rruga me kohë për të mos u goditur.

Automjetet ruse dhe amerikane u ndalën ndërsa makina civile po vazhdonte tutje.

Tensionet kanë qenë të larta midis forcave ruse, siriane, amerikane dhe turke në Siri muajt e fundit, veçanërisht kur shpërtheu përleshja midis Sirisë dhe Turqisë. /Telegrafi/