LAJMI I FUNDIT:

Gara të Formula 1 në Elbasan? Rama jep detaje nga projekti: Ëndërr që ka hyrë në rrugën e realizimit

Gara të Formula 1 në Elbasan? Rama jep detaje nga projekti: Ëndërr që ka hyrë në rrugën e realizimit

Bëri bujë disa ditë më parë lajmi se në Elbasan po projektohet për t’u ndërtuar një automotopark. Kryeministri Edi Rama është ndalur mëngjesin e kësaj të hënë në këtë ëndërr ku thotë se ka hyrë në rrugën e realizimit. Autoparku modern, sipas Ramës, është projektuar në bashkëpunim me FIA-n.

“Mirëmëngjes, dhe me një tjetër ëndërr nga ato që kanë hyrë në rrugën e realizimit, Autoparkun ultramodern të Elbasanit, projektuar në bashkëpunim me FIA-n, nën udhëheqjen e drejtorit të Transportit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, e kujdesin e Presidentit Jean Todt, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.


Postimin e tij, kreu i qeverisë e shoqëron me video nga projekti 3D i pistës. Në të thuhet se automotoparku do të ketë Akademi Kombëtare të Edukatës dhe Sigurisë Rrugore, një muze për makinat retro, pistë offroad, poligon profesional manovrash drejtimi dhe qendra e test-homologimit, kartodromi i parë i homologuar ku do të presë gara kombëtare dhe ndërkombëtare, akademi motorsporti, pistë për heliport si dhe do të vendoset edhe Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor në Elbasan, ku do të ketë edhe qendrën e re të koalidimit.

Deputeti Taulant Balla, deklaroi disa ditë më parë se kishte zhvilluar një takim me pjesëmarrjen e drejtuesve të DPSHTRR dhe të FIA-s mbi këtë çështje, shkruan TV Klan.

“Cirkuiti i parë shqiptar me pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta”, shkruante Balla

Ndërkohë drejtuesi i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja, shkruante se: “Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART”, shkruan ai.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori