Galatasaray i futet fuqishëm garës për Vedat Muriqin, sulmuesi kërkesë e trajnerit

E ardhmja e Vedat Muriqit mund të jetë sërish në Turqi. Sulmuesi i Kosovës, i cili po kalon një sezon shumë të mirë me Mallorcan, është lidhur me një rikthim të mundshëm në Superligën turke.
Sipas mediumit turk “Fotomaç”, në garë për transferimin e Muriqit ka hyrë edhe kampioni i Turqisë, Galatasaray, i cili e ka futur në listën e dëshirave sulmuesin e Mallorcas.
“Galatasaray e ka shtuar në listën e dëshirave Vedat Muriqin, i cili luan për Mallorcan”, shkruan mediumi turk.

Raportohet se Muriqi është kërkesë e trajnerit Okan Buruk, i cili e njeh nga periudha e mëhershme te Rizespori. Forma e sulmuesit këtë sezon ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi ai ka shënuar 22 gola në La Liga.
Interesim për Muriqin thuhet se ka edhe Fenerbahçe, klub ku ai ka luajtur më parë dhe ka shkëlqyer, para se ta fitonte transferimin te Lazio në Serie A.
Mallorca ende nuk ka dhënë sinjale të qarta për një largim të mundshëm, por me interesimin që po shtohet nga Turqia, verës mund të hapet një kapitull i ri për Muriqin.

Nëse Mallorca bie nga kategoria, gjasat janë të mëdha që Muriqi të ndryshojë mjedis. /Telegrafi/

















































