LAJMI I FUNDIT:

Gabimisht hodhi në mbeturina hard-diskun që ruante bitcoin në vlerë prej 280 milionë dollarëve, britaniku tash e tetë vite kërkon qasje në deponi

Gabimisht hodhi në mbeturina hard-diskun që ruante bitcoin në vlerë prej 280 milionë dollarëve, britaniku tash e tetë vite kërkon qasje në deponi

Një britanik i cili rastësisht ka hedhur hard diskun brenda të cilit kishte bitcoin, sërish i ka bërë thirrje autoriteteve lokale që ta lejojnë ta kërkojë në lokacionin e një deponie.

James Howells, 35-vjeçar, inxhinier i IT-së nga Newport në Uells, thotë se kishte hedhur pajisjen në mbeturina derisa po e pastronte shtëpinë në vitin 2013, transmeton Telegrafi.

Pretendon se ka pasur dy hard disqe identike për laptop dhe se gabimisht e kishte lidhur atë që në mënyrë kriptografike përmban “një qelës privat”, i nevojshëm për qasjen e shpenzimeve të bitcoinave të tij.

Pas këtyre viteve, Howells është ende i bindur se do të arrij t’i “rikuperoj” bitcoinat. Edhe pse pjesa e jashtme e hard diskut mund të jetë dëmtuar dhe ndryshkur, ai beson se pllaka e xhamit nga brendësia është ende e paprekur.

“Ekzistojnë gjasa të mëdha që pllaka nga brendësia është ende e paprekur. Ekspertët për rikthimin dhe ruajtjen e të dhënave, do të mundeshin sërish ta ndërtojnë diskun dhe t’i lexojnë të dhënat drejtpërdrejtë nga pllaka”, ka thënë ai për CNBC.

Hoëells kishte pasur 7.500 bitcoinë që me vlerën e sotme do të kapnin shumën e 280 milionë dollarëve. Thotë se mënyra e vetme për t’ju kthyer ato, mund të kryhet përmes hard diskut të cilin e kishte hedhur në mbeturina tetë vite më parë.

Por ai ka nevojë për leje nga organet lokale për të kryer një kontroll në deponi, që konsiderohet se në të mund të jetë hard disku. Kjo deponi nuk është e hapur për qytetarët dhe hyrja në të do të konsiderohej si vepër penale.

Ai madje i ka ofruar 25 për qind të fitimit total – që kap shumën e rreth 70.8 milionë dollarë që do të dhuroheshin për fondacionin “Covid Relief Fund”. Gjithashtu ka premtuar se projektin e tij do ta financojë përmes një fondi të paemëruar.

Por autoritetet lokale të Neëport deri më tani kanë refuzuar kërkesat e tij për një kontroll rutinore në deponi, duke u thirrur në mbrojtjen e ambientit. Dhe duke u bazuar në këtë, autoritetet lokale duket se nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe.

Zëdhënësi i komunës ka thënë për CNBC se “është kontaktuar disa herë nga viti 2013 rreth mundësisë së gjetjet se hard diskut që pretendohet se ka bitcoinë.

E duke marrë parasysh vlerën aktuale të bitcoin, nuk është për t’u habitur se si me ngulm i riu kërkon ta rigjej hard diskun. Vlera e kriptovalutës muajve të fundit është rritur dukshëm duke arritur majat prej 42 mijë dollarëve. /Telegrafi/