LAJMI I FUNDIT:

“Gabime” i Gjikos dhe Norës tashmë hit edhe në Zvicër, Gjermani dhe Maqedoni (Foto/Video)

“Gabime” i Gjikos dhe Norës tashmë hit edhe në Zvicër, Gjermani dhe Maqedoni (Foto/Video)

Gjiko dhe Nora Istrefi ditë më parë ka sjell këngën më të re të titulluar “Gabime”.

Këtë të fundit e kanë shoqëruar me një videoklip që deri më tani është shikuar mbi 1.4 milion herë në YouTube.


Suksesi i kësaj kënge ka arritur edhe në shtetin zviceran, ku për momentin është trend numër 1 sa i përket shikueshmërisë.

Natyrisht në këtë sukses kanë dorë edhe bashkëpunëtorët si njeriu i hiteve Big Bang (Arbër Gjikolli), i cili qëndron prapa kësaj kënge.

Theksojmë se kënga është trend numër 3 në Gjermani dhe në Maqedoni ndërsa ka pushtuar top-listat muzikore shqiptare.

Theksojmë se për realizimin e videoklipit është kujdesur Valon Aziri, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Gjiko.

Ndryshe, Nora dhe reperi është duke punuar në projekte të tjera të muzikore, të cilët do t’i sjellin ndaras gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/