Futbollisti portugez Ruben Semedo, është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së dielës për dhunë në familje. Siç ka raportuar mediumi portugez Record, 30-vjeçari i cili luan në Katar tek Al-Khor, e ka sulmuar partneren e tij po ashtu 30-vjeçare, duke e mbajtur atë të ngujuar në shtëpinë e tyre. Viktima kishte arritur të ikte dhe bëri një ankesë në polici, duke raportuar se ajo është sulmuar nga Semedo mbrëmjen e së shtunës. Ajo arriti në stacionin policor me të nxira të dukshme në fytyrë dhe trup dhe ishte shtruar në spital për shkak të lëndimeve të marra. 

a 10Hetuesit policorë nga Vila Franca de Xira kanë marrë dëshmi nga zona e krimit, gjë që çoi deri tek arrestimi i Semedos të dielën.


 Ai po mbahet momentalisht në një stacion policor në Moscavide dhe pritet që të paraqitet para gjykatës të hënën. Karriera futbollistike e Semedos gjithmonë ka shkaktuar diskutime të mëdha, pasi ai ishte arrestuar edhe më herët në vitin 2021 pasi dyshohej se e kishte mbajtur peng dikë pa dëshirën e tyre, duke iu shkaktuar lëndime./Telegrafi/

telegrafi sport app